Të pikturosh veshjet… Personazhet e famshme në atlete, çanta apo xhaketa

11/07/2020 12:20

Të vishesh me personazhet e famshme të animuara pa marrë parasysh çmimin.

Ky është trendi që po ndiqet më së fundi nga të rinjtë. Piktori Roland Pjetrushaj ka zgjedhur që talentin e tij të mos e shprehë në telajo, por tek veshjet. Ai pikturon ku të mundet në atlete, çanta, xhaketa e pjata.  Mjafton që të kënaqë shijet e klientëve. Personazhet që i kërkohen më së shumti janë Spogebob, familja Simson dhe Mickey. Nuk janë vetëm fëmijët ata që i kërkojnë këto personazhe mbi veshjet e tyre, por edhe të rriturit.

“Eksperimentova për pasionin tim ku vendosa grafikat, eksperimentova në pjata duke kërkuar dhe hulumtuar gjatë gjithë kohës deri sa pashë që pjesa e pikturimit të atleteve i tërheq shumë klientët”, shprehet Roland Pjetrushaj, piktor.

Për Rolandin,  talajo tani është atletja. Sipas tij piktura preferohet nga një numër i vogël njerëzish.

“Piktura nuk është se po vlerësohet më si më parë. Arti i të veshurit është diçka që po tërheq akoma ma shumë duke qenë se procesi është hand made.”

I riu tregon se si nisi që talentin ta kthejë në biznes me të ardhura të kënaqshme.

“Çmimet variojnë nga 80€ për fëmijë deri në  200€  për të rritur. Kjo punë që po bëj tani thjesht emër dhe personazhi kushton 80€.  Ky çmim është bashkë me atleten, vetëm punimi kushton 45€ e lart.”

Dëshira për të qenë sa më i veçantë ka bërë qe të rinjtë të duan më shumë një palë atlete të personalizuara, se sa një pikturë të varur në mur.

Top Channel