“Jeho” në Top Channel/ Spektakli i muzikës, çdo të diel në orën 20:00

11/07/2020 20:01

“Jeho”, spektakli më i ri i muzikës, rikthehet në ekranin e Top Channel.

Ky show është konceptuar në një ambient të hapur, çdo të diel në orën 20:00, në prime time, e patjetër për një publik të zgjedhur e që e do muzikën.

“Presim artistë të rinj që do të vijnë të performojnë edhe si ishin në fazën e parë, pavarësisht se patëm një shkëputje. Besoj do të jenë më të ingranuar në skenë”, u shpreh Elgit Doda, pjesë e jurisë.

“Për ta thyer pak akullin e gjërave që kanë ndodhur presim një energji të re”, tha anëtari tjetër, Kledi Bahiti.

“Jam shumë e emocionuar, sepse edhe për mua njëlloj si për publikun çdo gjë do të jetë surprizë. Nuk kam asnjë lloj informacioni deri në momentin që do të dalin në skenë”, rrëfeu Megi Pojani.

Për disa javë, deri në fund të gushtit, “JEHO” do të prezantojë artistë të ndryshëm. Megjithë kompleksitetin e tyre, por patjetër duke vënë theksin tek elementi më i rëndësishëm; interpretimi live.

“Do të jemi në rreth shtatë ose tetë episode nga te cilat tre do të jenë prezantim këngësh, aty ku e lamë dhe më pas do të vazhdojmë me katër netë finale, në të cilat do të marrin pjesë të shpërndarë artistët më të mirë dhe ku do të ketë çdo natë ndarje çmimesh, të ftuar, elementë shtesë të spektaklit dhe ç’është më e rëndësishmja është interpretimi Live”, sqaroi Alban Male.

Top Channel