Kosovë, 205 infektime/ Në një ditë kanë humbur jetën tre persona

11/07/2020 19:40

Tre persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 97.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik atje njoftoi se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 kampioneve. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ne vend kapërceu 4.000.Të premten në mbrëmje ​Qeveria e Kosovës premtoi marrjen e masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit që ka marrë tashmë përmasa shqetësuese.

Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike u mblodh të diskutonte për gjendjen e krijuar.

“Meqenëse gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve”, thuhet në një njoftim të ekzekutivit kosovar.

Top Channel