Tiranë/ Po qarkullonte me biçikletë, arrestohet 32-vjeçar me silenciator me vete

11/07/2020 11:07

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri është arrestuar nga policia/

K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narktikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re.

Pas tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur ” Qytet i nxënësve” po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Top Channel