Aksioni i policisë në Durrës/ Tre të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

11/07/2020 10:03
Foto ilustruese

3 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, ndërsa procedohet penalisht një 30-vjeçar, për veprën penale “Organizmi i lotarive të palejuara”, si dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Shërbimet e Policisë Manëz, kanë konstatuar se në pyllin e fshatit Likmetaj, të kultivuara disa fidanë kanabis. Ata arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike shtetasit Gj.P., 20 vjeç, dhe S.Gj., 18 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Task Forcën, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj subjekteve të cilat nuk respektojnë masat e mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin A.Zh., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, (poker), pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu nga ana e ISHP-së, u vendos masë administrative 1 milion lekë të vjetra.

Po ashtu blutë në Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin E.L., 36 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas më datë 10.07.2020, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetases R.B., gjithashtu dyshohet se është autor i disa vjedhje të biçikletave në muajt e fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht të shtetasve: V.C., M.H., V.S., Y.Sh., M.B., dhe K.Ç.

Gjithashtu u ndalua shtetasi K.Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Top Channel