Pesë të vdekur në pengmarrjen dhe përleshjet mes besimtarëve të kishës, 30 të arrestuar

11/07/2020 17:48

Kisha Pentecost në Zuurbekom të Afrikës së Jugut ishte mëngjesin e sotëm skena e një pengmarrjeje me të paktën pesë të vrarë, ndërsa policia ka arrestuar deri tani 30 të dyshuar për ngjarjen.

Oficerët thonin se situata është ende në vijim pasi po mbahen negociata me pengmarrësit. Në njoftimin e tyre autoritetet thanë se janë sekuestruar të paktën 25 armë zjarri.

“Në orët e para të mëngjesit organet e rendit u thirrën në kishën International Pentcost në Zuurbekom, ku u arrestuan 30 të dyshuar dhe u konfirmuan të paktën pesë viktima”, thuhej në deklaratë”.

12 makina ishin dëmtuar kur sipas raportimeve një fraksion i besimtarëve të kishës kishte hapur zjarr ndaj një grupi tjetër. Përveç plumbave në përleshje ishin përdorur dhe gurë dhe sende të tjera rrethanore.

Pamje dramatike të publikuara nga autoritete tregonin njerëz të shtrirë përtokë me duar prapa kokës, ndërsa në disa të tjera shiheshin armë të rreshtuara në trotuar bashkë me kuti municioni.

Në këtë kishë ka pasur përplasje të armatosura dhe në dhjetor 2018.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel