Trafik i rënduar në Vlorë/ Dyndje në plazhe, mijëra makina drejt Jugut

11/07/2020 13:27

Fundjavat në qytetin e Vlorës janë çdo herë me trafik të rënduar.

E shtuna dhe e diela ka një fluks të shtuar të automjeteve ku, sipas autoriteteve rrugore të Vlorës në një orë qarkullojnë 1500 automjete ndërsa gjatë dy ditëve të shtune dhe të dielë janë gjithsej 15 mijë deri në 20 mijë makina që kalojnë nga Vlora për në drejtim të jugut në bregdet.

Po ashtu dhe plazhet në fundjave janë të populluara .Që nga plazhi i Zvërnecit deri në Radhimë dhe Orikum.

Top Channel