Spital për shpendët/ Prej një muaji u mjekuan një hutë, një pelikan dhe një shkabë

11/07/2020 12:51

Prej më shumë se 1 muaji në parkun kombëtar Divjakë Karavasta është ngritur qendra e rehabilitimit të shpendëve.

Ky është i vetmi spital shpendësh në vendin tonë ku mjekohen shpendët e lënduar.

Ardian Koci drejtori i parkut kombëtar Divjakë Karavasta i cili është dhe një nga personat kryesor që me pasion kujdeset për këto shpendë thotë se gjatë kësaj periudhe janë mjekuar 3 shpendë të cilët më pas janë lëshuar në natyrë sërish.

Shpendi i parë ishte një hutë nga Saranda ndërsa po mjekohen një shkabë që kishte rënë në liqenin e Shkodrës dhe një pelikan.

Janë të shumtë personat të cilët telefonojnë pasi kanë gjetur shpendë të dëmtuar dhe i dërgojnë në këtë qendër, por ka dhe shumë bashkëpunëtorë veteriner të cilët kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale. Shpendët i kthehen natyrës pasi mjekohen larg kureshtarëve pasi ky është spital dhe jo kopsht zoologjik.

Top Channel