“Dielli do të lindë përsëri”/ Pak orë para Hagës, Hashim Thaçi shkon te varri i Adem Jasharit

11/07/2020 22:32

Pak orë para udhëtimit për në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi varrin e Adem Jasharit, ku kreu nderime ndaj tij në Prekaz.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH.”

Thaçi do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë, e cila ngriti aktakuza ndaj tij dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Presidenti i Kosovës premtoi se nëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e vërtetë, ai do të dorëhiqet si Presidenti i Republikës së Kosovës.

Top Channel