Kandidatura e Kanye West për President, Kim Kardashian tepër e shqetësuar

12/07/2020 17:43

Kim Kardashian është tepër e shqetësuar për Kanye West pas deklaratave të tij të fundit në lidhje me kandidaturën për President të SHBA, sipas burimeve për E!News.

Reperi që aspiron të bëhet së shpejti politikan, dha një intervistë katërorëshe për Forbes në fillim të kësaj javë, e cila u konsiderua si “çoroditëse”.

Kanye foli për luftën e tij me COVID-19, planet për fushatën elektorale si dhe shëndetin e tij mendor.
Teksa përmendi çrregullimin bipolar, 43 vjeçari tha për revistën prestigjoze: “Zoti më dha qartësinë dhe më tha se është koha të kandidoj për president. Kur përfundova në spital njerëzit me quanin të çmendur. Unë nuk jam i çmendur”.

Kim nuk e ka komentuar ende publikisht intervistën e Forbes të bashkëshortit të saj, por burime të afërta me yllin e reality show thonë se ajo e kupton që Kanye e kalon një fazë të tillë ndonjëherë.
“Ai është shumë i apasionuar me çdo gjë që bën, dhe Kim e respekton këtë, por ajo nuk është gjithmonë dakort me veprimet e tij,” shton burimi.

Ndërkohë, E!News citon se familja Kardashian-Jenner po punon privatisht për të plotësuar nevojat e Kanye West.

FOTO GALERI
1/37

Top Channel