“Kush gatuan më mirë mamaja apo e dashura”/ Djali i Yllka Mujos jep përgjigjen e papritur

12/07/2020 18:03

Në studion e emisionit “E Diell” ishte i ftuar aktori Amos Zeharia.

Amos është djali i aktores së merituar Yllka Mujo. Gjatë bisedës në studio, Amos pyetet nga Ervin Kurti se cilat ushqime i pëlqejnë më shumë, ato të gatuara nga e ëma, apo ato nga e dashura Gigiola (këngëtarja Gigiola Haveriku). Teksa të gjithë po prisnin që Amosi të zgjidhtë të ëmën, ai habiti jo pak ku tha se Gigiola gatuan më mirë dhe ushqimet e saj i pëlqejnë më tepër, duke shtuar se talenti i Gigolës, përveçse këngës është dhe gatimi.

“Gigiola, e ka dorën më të mirë. Mami është artiste në të tjera vende, Gigiola përveç këndimit ka pasion dhe gatimin”, tha Amos.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel