Covid-19/ Mjeku i njohur apel qytetarëve, i ashpër me politikën: ‘Politiqenërit’ e gjejnë gjuhën për t’u pasuruar në çdo kohë

12/07/2020 18:35

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët për të bërë kujdes nga pandemia e Covid-19.

Në këtë postim, Kalo u bën apel qytetarëve që të mos e ngatërrojnë covid-19 me politikën, pasi sipas tij , politikanët do ta gjejnë gjuhën mes vetes për t’u pasuruar në çdo kohë.

“Kohë kovidiane…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..

Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithollogëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…kurrë mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….

Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….nuku është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….

Emrat tuaj kurrë nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…shëndeti dhe jeta e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….fundjavë të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me mirëbesim reciprok si dhe me përpjekje të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever”, shkruan Kalo.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë o regjistruar 4 viktima dhe 83 raste të reja, teksa për shkak të numrit të lartë të shtrimeve, po përgatitet rihapja e spitalit COVID/2 te “Shqefqet Ndroqi”, ose siç njihet Sanatoriumi.

Top Channel