Ndodh në Rumani/ Pret 2 herë penallti, del me të kuqe

12/07/2020 15:40

Një situatë surreale është verifikuar në futbollin rumun pikërisht në ndeshjen e playoff-it mes Petrolul dhe Rapid Bucarest në divizionin e dytë të kampionatit.

Gjithçka ndodhi në minutën e 64, kur u akordua një 11 metërsh për Petrolul. Protagonisti absolut i episodit u bë portieri Mihai Popa, i cili u vu përballë Arnautu të Petrolul duke e pritur gjuajtjen e këtij të fundit.

Por arbitri e përsëriti gjuajtjen gjë që solli edhe reagimin e fortë të Popa që u ndëshkua me karton të verdhë. Herën e dytë penalltinë e gjuajti marinescu, por Popa e priti edhe këtë gjuajtje, megjithatë historia u përsërit pasi edhe ky 11 metërsh u kthye me Popën që reagoi sërish ashpër duke marrë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë ka fushën me karton të kuq.

Vendon e tij e mori portieri 18-vjeçar, Tataru, ndërkohë që për herën e tretë penalltia u ekzekutua nga Colli dhe këtë radhë ishte ky i fundit ai që gaboi në mënyrë të pabesueshme teksa e dërgoi topin jashtë, si për të treguar se nuk ishte e thënë që kjo penallti të shndërrohej në gol, ndërkohë që ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0

Top Channel