E martë, 14 Prill 2020
18:42
Gratë në Gana kërkojnë fundin e karantinës pasi “burrat kërkojnë vetëm seks”

Karantina e koronavirusit ka sjellë pasoja të paparashikueshme në të gjithë botën. Përveç kufizimit të epidemisë ajo ka ulur ndotjen, ka bërë të hiqet dorë nga tradita të vjetra dhe gjithashtu njerëzit kanë pasur më shumë kohë për seks.

18:38
Austria plan të ngjashëm me të Shqipërisë, Rama flet për strategjinë e hapjes: Do përdorim frenat e emergjencës nëse…

“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme” ky është reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirimin e masave kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

18:31
Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11

Ashtu si në 26 njësitë e tjera, edhe në Njesinë 11, Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë të trokasë në shumë dyer, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, për të ndihmuar familjet në nevojë, familjet që trajtohen me paaftësi dhe gjyshërit e vetmuar.

18:14
Danimarka synon të përfundojë izolimin më shpejt sesa ishte planifikuar

Qeveria e Danimarkës dëshiron të dalë nga izolimi më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie, tha të martën kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

18:14
Avioni më i madh në botë shkon në Poloni me pajisje mbrojtëse për koronavirusin nga Kina

Imazhet tregojnë avionin më të madh në botë të transportit që u ul në Kinë për të ngarkuar 400-ton pajisje mbrojtëse mjekësore për Poloninë.

18:12
“A jo”, Tayna publikon këngën e re

Tayna iu bashkua dje “TikTok” me një video teksa kërcente nën ritmet e këngës së saj të re, “A jo”.

18:08
Rritet sërish numri i viktimave në Itali, bie numri i rasteve të reja

Italia ka publikuar raportin ditor sa i përket viktimave dhe të prekurve me Koronavirus. Pas një ulje që bëri para dy ditësh ku u shënuar 431 viktima sot është dita e dytë radhazi që ky numër rritet.

18:04
Ndër të fundit që morën masa, Suedia tejkalon 1 mijë viktima nga Covid-19! 22 shkencëtarët shpërthejnë në kritika

SUEDI- Një grup prej 22 studiuesish kanë kritikuar publikisht strategjinë e përdorur nga Suedi mbi CoVid-19. Ky shtet ishte ndër të fundit që mori masa për kufizimet e lëvizjeve për qytetarët duke bërë që koronavirusi të përhapej shpejt.

18:00
Shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga personi i vdekur

Një pjesëtar i stafit mjekësor në Tajlandë ka humbur jetën pasi besohet se është infektuar me koronavirus nga një person i vdekur, transmeton Daily Mail.

17:51
Kina nis testimin e vaksinës së parë në botë kundër COVID-19

Kina sapo ka miratuar për provë klinike tek njerëzit, tre vaksina të reja kundër koronavirusit dhe rezultatet e hulumtimeve klinike të barnave anti-epidemike janë miratuar nga disa vende ku njëra duket të jetë më e shpejta në botë.

17:46
“Bernabeu” i ri me çati të lëvizshme kushton 500 milionë euro

Real Madrid ka publikuar disa foto të reja nga projekti i rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”.

17:40
“Çmenduritë” e 51 vjeçares, vesh fustan balloje dhe lan makinën në karantinë

“Çmenduritë” e Lizzue Cundy në karantinë nuk kanë fund.

17:38
Kina raporton vetëm 1170 raste aktive, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Kina vazhdon të surprizojë më të dhënat zyrtare në lidhje me Koronavirusin, sipas raportimve të tyre ditën  e sotme janë zbuluar 89 raste të tjera dhe nuk ka pasur asnjë vdekje.

17:38
Shkencëtarët zbulojnë strukturën 25,000-vjeçare të ndërtuar me kocka mamuthësh

Struktura rrethore e banimit 12 metra e gjerë ishte e ndërtuar vetëm me kafka, dhëmbë e skelete të mamuthit leshator.

17:36
“Çnjerëzore”, grumbullimet e njerëzve në Fier, reagon Rama: Romët po përdoren si mish për top

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas video se publikuar nga kreu i PD në Fier, ku në këtë qytet shiheshin disa familje rome që ishin grumbulluar për të marrë ndihmat që po shpërndahen për Covid-19.

17:32
Tepelenë/ I burgosuri u ikën policisë nga duart, por arratia e tij zgjat vetëm 200 metra

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se ditën e sotme një i burgosur ka tentuar që të arratiset pasi u ka ikur nga duart policëve që e shoqëronin. Por, arratia e tij ka zgjatur vetëm 200 metra pasi është vënë sërish në pranga.

17:25
Refuzuan karantinën/ Tre emigrantët e pabindur arrestohen pasi tentuan të kalojnë kufirin në këmbë

Kakavijë- 3 persona janë arrestuar nga policia kufitare për shkak se akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit.

17:21
FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh

Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.

17:15
Fier/ Rrezik për tu kthyer në “vatër” të koronavirusit, qytetarët grumbullohen për të marrë ndihma

FIER- Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë ka shkuar në 475, në qytetin e Fierit janë vërejtur neglizhenca nga ana e qytetarëve të cilët ndryshe nga sa kanë këshilluar autoritetet janë grumbulluar duke u kthyer në një rrezik potencial të përhapjes së koronavirusit.

17:08
​Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Kosovë mbetet funksional përkundër COVID-19

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë të mërkurën përgjigjen e Aleancës ndaj krizës koronavirus, tha të martën kreu i bllokut ushtarak.

17:05
Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik

Një grup femrash në Londër, u kap nga policia teksa bënin një piknik, pavarësisht se koronavirusi po gjen terren gjithnjë dhe më shumë në Britaninë e Madhe. Ditët e fundit, britanikët janë parë duke thyer karantinën dhe kanë dalë “plazheve” dhe “lëndinave”, por kjo ka ndodhur edhe pse temperaturat kanë qenë të larta.

16:57
Qytetarët ndodhen në karantinë, zebra filmohet në mes të Parisit

Një zebër, së bashku me dy kuaj, është parë duke shëtitur në rrugët e boshatisura të një zonë periferike të Parisit. Kafsha ishte arratisur nga kopshti zoologjik në Ormesson-sur-Marane (zonë periferike në Paris), pasi dyshohet se kafazi i zebrës ishte lënë aksidentalisht hapur.

16:54
“Një mall për ty”, kënga më e re e Genës: Ia kushtoj Korçës sime të dashur

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, këngëtari i njohur Gena Lito.

16:53
Kylie tregon dhomën luksoze, posaçërisht për miqtë në shtëpi (FOTO)

Shtretër përrallorë me televizorë personalë, kjo mund të ndodhë vetëm në dhomën e miqve të klanit Kardashian-Jenner.

16:52
CoVid-19/ Policia nxjerr zvarrë nga autobusi burrin që nuk mbante maskë, pamjet bëhen virale

FILADELFIA- SHBA është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në të gjithë botën.

16:46
Ndryshimet e Kodit Penal. Zbuten masat e dënimit për shkelësit e karantinës

Komisioni Parlamentar i çështjeve ligjore mori në diskutim draft propozimin me ndryshimet në kodin penal të dy neneve ku parashikohen ndëshkime për shkelësit e karantinës në kohë epidemish.

16:40
Foto/ Dështimet më të mëdha të gatimeve në kohë koronavirusi

Të qëndruarit në shtëpi si pasojë e koronavirusit, ka bërë që shumë gra të gjejnë më shumë kohë për të gatur dhe pse jo, për të eksperimentojnë ndonjëherë.

16:31
Sërish shifër e lartë/ Koronavirusi vret 778 persona të tjerë në Britaninë e Madhe

BRITANI- 778 persona të tjerë kanë gjetur vdekjen pasi ishin infektuar me Covid-19. Kështu numri total i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 12 107.

16:17
Pasioni për fotografinë/ Rrëfehet Ina, fotografja e talentuar me aftësi të veçanta

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype” Artur dhe Ina Tosku.

16:16
Transportueset e reja sulmuese të Rusisë do të kushtojnë më pak se $650 milionë secila

Burime nga kompleksi industrial ushtarak rus kanë zbuluar së fundmi se dy transportuset e reja të forcave detare Sevastopol e Vladivostok, do të lëshohen në fund të viti nga impjantet e Krimesë dhe do të hyjnë në shërbim në 2022.

16:09
Petrit Bylykbashi shërohet plotësisht nga koronavirusi, dhuron plazmën e gjakut për të ndihmuar të tjerët

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” Petirit Bylykbashi.

16:02
Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Edhe gjashtë persona kanë humbur jetën në Maqedoni të Veriut nga koronavirusi, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave.

15:55
Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Kosovë mbetet funksional përkundër pandemisë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë për pasojat e dezinformimin, që ka marrë hov, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

15:47
“Lajm i mirë, pavarësisht hallit të madh të përballjes me COVID-19″/ Rama: BE alokoi 100 mln eurot për rindërtimin

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama thekson se pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhet e gjithë bota, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuara për rindërtimin u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020.

15:44
Radhë për gjobat e karantinë/ Shpërndarja e pasaportave të reja, vetëm për ata që …

Shpërndarja e gati 20 mijë pasaportave ka krijuar radhë në ambjentet e policisë pasi qytetarët janë drejtuar menjëherë për të tërhequr dokumentin e rëndësishëm.

15:44
Raporti: SHBA e Kina kanë bashkëpunuar në kërkimet e koronaviruseve, para epidemisë COVID-19

Megjithse prej muajsh mediat thonë se burimi i virusit SARS-CoV-2 ishin tregjet e mishit të kafshëve në Vuhan, të tjera prova tregojnë se virusi mund të ketë lidhje me kërkimet e përbashkëta të financiara nga qeveritë e Kinës dhe SHBA.

15:40
A rrezikojnë deputetët shqiptarë të infektohen, me rikthimin e seancave plenare?

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype”, deputeti i opozitës Andi Përmeti dhe aktivisti Endri Shabani.

15:23
719 qytetarë të gjobitur/ Paqartësi për orarin e ri, nisja për punë 05:00-8:00, kthimi 16:00-17:30

Urdhri i Ministrisë se Shëndetësisë, për zgjatjen e fashës për lëvizje nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30, ka shkaktuar paqartësi tek drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me autorizim apo leje për të qarkulluar.

15:16
Masat kufizuese ndaj Covid-19/ Drejtori i Policisë në terren, inspektim në pikat e kontrollit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kryer inspektim në pikat e kontrollit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

15:15
Dyshime për një tjetër viktimë të Covid-19, reagon Ministria e Shëndetësisë : 62-vjeçarja ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë e pankreasit

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë sqaron se nuk ka viktimë si pasojë e COVID19 në spitalin Infektiv, ndryshe nga çfarë u pandeh në disa media dhe se shkaku i vdekjes së pacientes ishte sëmundja e rëndë e pankreasit.

15:10
Koronavirusi vret punonjësin 58 vjeçar të postës, gruaja: Përdorte maskë e doreza, ishte i tmerruar

Megjithë situatën emergjente ai kishte vazhduar të punonte me shpërndarjet por rreziku i infektimit e tmerronte punonjësin fatkeq të postës i cili ndiqte çdo ditë rigorozisht rregullat e mbrojtjes dhe higjenës.

15:08
Ngjarja e rëndë e së shtunës/ Kamioni përplasi për vdekje 23-vjeçarin, flasin motra dhe babai

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhje me “Skype”, Vladimir Gogu dhe Zoi Gogu.

15:08
Turizmi i pakënaqur/ Zgjidhja për 10 mijë punonjës, por në këtë sektor punojnë 100 mijë persona

Së fundmi ne paketën e re ekonomike është përfshirë edhe turizmi. Pagesa 40 000 leke për 10 mije punonjësit e turizmit vlerësohet e pamjaftueshme për sipërmarrësit.

14:57
Komediani “fshikullon” VIP-at: Ankohen për karantinën në vila me pishinë, kurse stafi mjekësor rrezikon jetën!

Komediani i njohur britanik Ricky Gervais i akuzoi personazhet e famshëm se ankohen për izolimin në “shtëpi luksoze me pishinë brenda”, në një kohë kur stafi mjekësor rrezikon jetën duke luftuar koronavirusin.

14:47
Bota “dridhet” prej virusit/ Të infektuarit, gati 2 milionë dhe 120.871 viktima

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Britani mund të jetë 15% më i lartë sesa shifrat zyrtare, thotë shtypi vendas.

14:38
Shoferi i kapur në shkelje të karantinës justifikohet: Duhet të shpëtoja nga gruaja dhe fëmijët

Shoferi i një BMW-je u ndalua nga policia dje në Angli në shkelje të ndalim qarkullimit prej koronavirusit, duke udhëtuar drejt anës tjetër të vendit.

14:37
Koronavirusi/ Në Singapor mbajtja e maskës e detyrueshme për të gjithë, përveç fëmijëve nën 2 vjeç dhe ….

Në Singapor është e detyrueshme, që të gjithë të veshin një maskë kur të dalin, si pjesë e masave më të rrepta për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

14:37
Për herë të parë pas 1 muaji/ Irani raporton shifrën më të ulët të viktimave, brenda 24 orëve

98 viktima nga Covid-19 janë shënuar në Iran, gjatë 24 orëve të fundit.

14:34
Cakaj “mbledh” faktorin politik shqiptar në Ballkan: Bashkë do t’ia dalim

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook, bëri me dije se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

14:30
Postoi video live në Facebook/ Shkeli masat shtrënguese Covid-19, pezullohet nga puna zyrtari në Kosovë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht nga puna zyrtarin korrektues, H. V.

14:29
Veliaj: Çdo ditë ndihmohen 11800 familje, kemi rifilluar me projektet

Janë 11.800 familjet që ndihmohen çdo ditë nga Bashkia e Tiranës dhe grupi i vullnetarëve të ngritur prej saj.

14:29
Lexime në karantinë: Nga Albert Kamy tek Ben Blushi

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nisur një fushatë leximi në këto kohë karantine. Leximi është një ndër prioritetet kryesore të QKLL-së e cila në platformën e saj parashikon dhe hartimin e një ligji për leximin.

14:27
Meta bisedë telefonike me Pendarovskin, zbardhen detajet

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Panderovski.

14:25
Çesk Millja dorëzon detyrën/ Ish prefekti i Shkodrës: Nuk është kohë deklaratash

Ish prefekti i Shkodrës, Ceks Milljam, në një deklaratë për mediat të dhënë ditën e sotme jashtë ambienteve të Prefekturës ka folur për herë të parë pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

14:23
Zbutet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 vjet burg

Është vendosur zbutja e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal të propozuara nga maxhoranca dhe që pritet të kalojnë në votim më 16 prill në parlament.

14:22
Covid-19 në Kosovë/ Cilat janë masat e para të Pakos Fiskale Emergjente

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për medie, në të cilën kanë prezantuar masat e para në Pakon Fiskale Emergjente të hartuar nga Ministria Financave dhe Transfereve dhe të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

14:17
Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon, thotë DW.

14:15
“Restorantet dhe baret, të fundit që do hapen”, Rama: Gjobat nuk janë për të mbushur buxhetin, por për…

Kryeministri Edi Rama tha se restorantet dhe baret do të jenë të fundit që do të hapen për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e koronavirusit.

13:56
Covid-19/ Nga nesër, në Kosovë e detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambiente publike

Duke filluar nga dita e nesërme në Kosovë do të aplikohen masa të reja shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë nga koronavirusi.

13:51
Paketa e zgjeruar/ Rama: Paga do të derdhet drejtpërdrejtë tek individët, jo tek pronari

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” po flet për paketën e zgjeruar dhe përfitimet që do kenë qytetarët.

13:50
Foto+Video/ Aksident në zonën e ish-Bllokut, ja detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

13:45
Shtyhet Botërori i ri i klubeve, do zhvillohet në 2022-in në Kinë!

FIFA ka vendosur të shtyjë me një vit edicionin e parë të Botërorit të Klubeve me format të ri më të zgjeruar.

13:44
Rama e thotë qartë: Nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore.

13:41
Brenda 24 orëve, Maqedonia e Veriut shënon 6 viktima dhe 54 raste të reja me koronavirus

Brenda 24 orëve, 6 viktima janë shënuar në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi.

13:37
UNICEF paralajmëron mundësinë e shpërthimit të fruthit

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëroi për mundësinë e shpërthimit të fruthit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

13:33
Puna në të zezë/ Rama: Kush denoncon merr shpërblim!

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët për paketën e zgjeruar, foli edhe për një shqetësim që kanë qytetarët që punojnë në të zezë.

13:32
​Zbulohet mënyra e re e përhapjes së koronavirusit

Akademia Kombëtare e Shkencave Amerikane ka dhënë një kontribut të ri në tezën se një lloj i ri i koronavirusit gjithashtu mund të përhapet nëpër ajër, jo vetëm nga spërklat e lëshuara nga teshtima ose kollitja.

13:08
4,157 persona kanë humbur jetën! Sa shkoi numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Belgjikë

Ka shkuar në 4,157 numri i viktimave nga Covid-19 në Belgjikë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 254 persona.

13:08
​BE kërkon gjetjen e balancës midis lirisë së shprehjes dhe lajmeve të rreme

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve malazeze që të arrijnë ekuilibrin e duhur midis respektimit të lirisë së shprehjes dhe veprimit në mënyrë proporcionale kur përpiqen të shmangin përhapjen e panikut dhe lajmeve të rreme në periudhën me koronavirus.

12:59
Lufta ndaj koronavirusit, ylli portugez bën gjestin e madh

Shumë futbollistë janë solidarizuar me situatën alarmante që ka krijuar koronavirusi dhe kanë dhuruar donacione dhe ndihma të ndryshme për spitalet, apo njerëzit në nevojë.

12:46
Nis “zbutja” e masave/ Austria e Spanja hapin dyqane e biznese

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Austria e nisi lehtësimin e masave të izolimit të marra për mbrojtje nga koronavirusi. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, e bashkë me to dhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtarisë.

12:43
Mbi 18 mijë persona kanë humbur jetën! Sa viktima shënoi Spanja gjatë 24 orëve të fundit

Spanja ka shënuar 567 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

12:40
Rasti i parë në vend/ 71-vjeçarja del nga intubimi

Një grua 71-vjeçare që rezultoi me Covid-19, pas dy javësh ka dalë nga intubimi.

12:35
Rifillimi i Serie A, java vendimtare e futbollit

4 maji është data kur klubet ne futbollin italian shpresojnë të rikthehen në stërvitje. Por koha po ikën dhe kjo datë po afrohet shumë kështu që në Itali po punojnë të gjitha palët; ato sportive dhe sociale për të mos u kapur të papërgatitur.

12:33
Premier League, klubet do rimbursojnë abonentët

Ndërprerja e kampionateve për shkak të coronavirusit mund t’i shkaktojë një humbje të madhe financiare Premier League, mbi 1.4 miliardë Euro.

12:28
3 javë në vetëizolim, gruaja infektohet nga qeset e ushqimeve: Nuk jam sëmurë ndonjëherë kaq keq

Rachel Brummert nga Scharlotte në Karolinën e Veriut, ka qëndruar për tri javë në vetëizolim, por pavarësisht kësaj, është infektuar me koronavirus.

12:23
Çantë me shtyllën kurrizore të një fëmije! Stilisti zemëron mbarë rrjetin

Një stilist indonezian ka nxjerrë në shitje një çantë, e bërë me gjuhë aligatori dhe shtyllë kurrizore njerëzore, për të cilat shprehet se këto “burime” i kanë ardhur nga tepricat mjekësore të Kanadasë.

12:21
Video/ Rama prezanton planin për rindërtimin e Vorës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë.

12:15
Vietnam, vendi që po habit botën! Asnjë viktimë nga COVID-19

Si një vend që nuk ka asnjë të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilëve mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.

12:12
SHBA/ Debat për masat izoluese, Trump: Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë!

Duke i dalë kundër guvernatorëve dhe ekspertëve ligjore, Donald Trump deklaroi se presidenti ka autoritetin e plotë të lehtësojë masat kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit dhe të rihapë ekonominë.

12:07
A do jemi ne gati? Koronavirusi mund “t’i shndërrojë” minjtë në kanibalë dhe të zgjuar

Minjtë në të gjithë Amerikën kanë mbetur të uritur nga bllokimi i koronavirusit dhe shumë janë kthyer në kanibalë për të mbijetuat, ky një veprim që mund të çojë në një racë më të zgjuar, më agresive të mijeve në të ardhmen.

12:05
Gjendet mënyra si zbulohen ata që kalojnë Covid 19 pa e kuptuar!

Teksa vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur izolimin si mënyrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, disa shpresojnë se një zgjidhje për këtë situatë mund të jenë edhe testet e antitrupave.

12:02
Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen 4 mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe Skënder Brataj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme.

11:55
Ministri britanik: Karantina, të paktën edhe tre javë!

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab pritet t`i thotë vendit të enjten se bllokimi nga koronavirusi do të zgjasë të paktën deri në 7 maj.

11:50
Mbi 11,300 të vdekur! Britani, 1/3 e stafit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të infektuar me Covid-19

Sipas të dhënave nga qeveria britanike, një e treta e stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Britani dhe punonjësve të tjerë kryesorë që janë testuar për koronavirus kanë rezultuar pozitivë

11:44
Policia e Kosovës ndalon 55 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

Policia e Kosovës ka ndaluar 55 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

11:42
Shkelja e masave/ 719 shtetas të gjobitur në 24 orë

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

11:42
“Ky virus po shkatërron shumë jetë”/ Meta: Çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, në përputhje me Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.

11:30
Parlamenti në kohë koronavirusi/ Këshilli i Rregullores miraton projektvendimin, ja si do të votohet në seancën e 16 prillit

Sot më datë 14 prill 2020, ora 10:00, u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, të ndryshuar”, nismë e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. Mbledhja u zhvillua online, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik Cisco Webex të instaluar në Kuvend.

11:27
339 viktima! Për shkak të koronavirusit, India zgjat izolimin deri më 3 maj

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka zgjatur izolimin e këtij vendi deri më 3 maj.

11:06
Detaje të reja/ Trupi i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit, dyshimet e para rreth vdekjes

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në një kanal me ujë u gjet një trup i pajetë.

11:01
CoVid-19/ Shkon në 475 numri i të prekurve në vend, preket edhe Kukësi

Shkon në 475 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

10:58
Radhët tek Drejtoria e Policisë/ Nga njëra anë pritet për pasaportë, në tjetrën për tu ankuar për gjobat (foto)

Radhë të gjata me qytetarë janë parër tek Drejtoria e Policisë këtu në Tiranë.

10:51
Për shqiptarët dhe grekët! Kohë pandemie, komuniteti shqiptar në Kretë u shpërndan ushqime familjeve në nevojë

Komuniteti shqiptar i Hanias dhe Rethimnos në Kretë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

10:39
Kërcënimi prej COVID-19/ Shtyrja e vaksinimit rrezikon mbi 117 milionë fëmijë nga fruthi

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se shtyrja e fushatave për vaksinat e fruthit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mund të prekë 117 milionë fëmijë.

10:29
Kohë pandemie! Koreja e Veriut kryen test të ri raketor

Koreja e Veriut ka kryer një test të ri raketor në Detin Lindor.

10:26
“Qeveria kineze s’na dha informacion në kohë”/ Pompeo: Do vijë koha kur përgjegjësit e COVID-19 do japin llogari

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë, tha se do të vijë koha kur përgjegjësit do të japin llogari.

10:18
Vrasja e Devi Kasmit/ Nuk pranojnë gjykim online, pezullohet procesi ndaj Eftimiut dhe Halipajt

Procesi gjyqësor i të akuzuarit Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe atij të Elton Halipaj nga burgu 313 është zhvilluar me videokonferencë sipas nenit 4 të aktit normativ.

10:15
Një trup i pajetë gjendet në një kanal në rrugën e Shëngjinit

Është gjendur i vdekur një person në një kanal në rrugën e Shëngjinit.

10:05
Mbi 10 mijë viktima në mbarë shtetin! 21 mësues humbën jetën vetëm në qytetin e New York-ut

Numërohen njëzet e një mësues të shkollave publike mes 50 punonjësve të Departamentit të Arsimit që kanë ndërruar jetën nga koronavirusi në qytetin e New York-ut.