Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.422 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 746.369 numrin e rasteve.

Me 156 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.770 numri i viktimave ndërsa me 10.424 të shëruar ka arritur në 523.249 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0.9 për qind ndërkohë tek 26.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 628 raste të reja është rritur në 231.270 numri i rasteve ndërsa me 29 vdekje u rrit në 4.234 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 258 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 23.7 milionë.

Top Channel