Rama: Nuk besoj se po hapëm listat, errësohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë

15/07/2020 14:09

Kryeministri Edi Rama i pyetur për listat e hapura tha se që nga fillimi ai ka qenë kundër tyre, pasi sipas tij nuk kanë efekt çudibërës por se populli tashmë e kërkon dhe PS është gati të japë çfarë kërkohet.

“Churchill më ka lënë shumë amanete për ata që merren me politikë, që budalla është ai që s’ndryshon mendim, e them këtë për listat e hapura, s’kam qënë pro dhe këtë e kam thënë, nuk kanë efekt cudibërës, por nuk nuk jam këtu për të mos ndryshuar mendim kur njerëzit e kërkojnë dhe e kam parë se si është rritur interesi për lista e hapura.
Parlamenti është bartësi i konsensusit kur vjen puna për këtë gjë. Pikërisht pse unë nuk shoh nga lindja nuk i mohoj realitet politike.

Unë nuk besoj se po hapëm listat errësohet e ardhmja e Shqipërisë, edhe për koalicionet, nuk ka koalicion në Evropë me 3000 kandidatë. Është përmirësim i procesit ka mjegull, tendencë për të mos lejuar që gjërat të shkojnë në drejtim të papëlqyeshëm jashtë gardhit të arsyes së opozitës jashtë. Mendoj se gjërat do shkojnë në vendin e vetë. Nuk mund të çohet dikush e të thotë që Rama apo kuvendi po bën diçka antidemokratike, as që marrëveshja e 5 qershorit ishte në vetvete reforma”, tha Rama.

Top Channel