SPAK me 13 prokurorë, ambasadorja Kim: Të paskrupujt kanë më pak mundësi për t’u fshehur

15/07/2020 10:34
Yuri Kim

Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës. Për këtë vjen edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ambasadorja Kim përshëndet shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme.

Kim thotë se kapaciteti më i madh i SPAK-ut do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt.

“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Top Channel