Plazhi i Porto Novës, i cili ndodhet ne Zvërnec të Vlorës,një plazh disi i izoluar si rrjedhojë e pozicionit gjeografik, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe më së shumti për të huajt.

Ky plazh i pozicionuar afër lagunës së Nartës tërheq jo pak turistë pavarësisht vështirësisë rrugore e sidomos rrezikut që ky plazh mbart, pasi çdo vite ka pasur çdo sezon persona te mbytur.

Edhe pse tabelat e informimit janë me hyrje ka nga ata pushues që nuk i shikojnë ose neglizhojnë informacionin përkatës,madje dhe eksperiencat e viteve të mëparshme nuk i ndalojnë këta plazhistë të vijnë çdo vit. Mes tyre ne gjejmë plazhistë të rregull të këtij plazhi prej vitesh, madje dhe camping me familjarë e fëmijë të vegjël.

“Vij nga Gjermania, prej dy javësh ndodhem në Shqipëri. Ndodhem sot këtu pasi është qetë dhe bukur. I lexova tabelat informuese dhe u kërkova fëmijëve të mos lahen ne thellësi madje i shoqëroj në breg teksa lahen”.

Në këto ujëra jo të sigurta e me rryma, plazhistët përpiqen të jenë të kujdesshëm të mos rrezikojnë, por me qëllim të shijojnë qetësinë dhe privatësinë që ky plazh ofron.

Top Channel