Ndihmësi i Johnny Depp-it në gjyq: Ziheshin si fëmijë, Amber Heard provokonte dhe niste sherrin pasi pinte “arka” me verë

15/07/2020 16:28

Ish-menaxheri i yllit të Hollywood-it ka thënë sot në dëshminë e tij në gjyq se Amber Heard e provokonte vazhdimisht Johnny Depp-in dhe niste shumicën e konflikteve pasi pinte “një numër të madh arkash me verë”, ndërsa shtonte se çifti ziheshin si fëmijë shkolle.

Ben King prezantoi gjithashtu një foto të rrëmujës së lënë në një shtëpi në Australi në mars 2015, ku kishte ndodhur sherri që solli gjymtimin e një gishti të Depp.

Për plagosjen në fjalë, Depp thotë se Heard ia preu gishtin kur e qëlloi me një shishe vodka, ndërsa Heard thotë se Depp u vetëlëndua duke thyer telefonin me të cilin po e sulmonte.

Por në foton e prezantuar nga King telefoni duket i padëmtuar, ndërsa insistonte se “unë nuk pashë asnjë telefon të thyer”, edhe pse Heard pretendon se Depp e përplasi në mur dhe preu gishtin duke e sulmuar.

Në gjykatë u fol gjithashtu për shënime të lëna në shtëpinë e Londrës pas sherreve në marredhënien e tyre të stuhishme, në një prej të cilëve Depp shkruante: “Le të mos e bëjmë përsëri këtë, të dua”.

Sot pritet për të dëshmuar në gjykatën e Londrës me lidhje video nag Los Angeles dhe ish e fejuara e Depp, aktorja Winona Ryder që është shprehur përgjithësisht mbështetëse ndaj tij gjatë padisë për shpifje kundër gazetës britanike “TheSun” e cila ka quajtur Depp në një prej titujve “rrahës i grave”.

Mes zhvillimeve të tjera dramatike, sot në gjykatë u tha:

• Menaxheri i Depp, Ben King tha se gjeti një copë nga gishti Depp duke pastruar shtëpinë ku po qëndronin në Australi;
• Pretendimet për urinim në dysheme nga Depp u kontestuan, teksa avokati i TheSun përmendi bojën e lënë nëpër mure;
• King tha se nuk dinte gjë për qentë e çiftit që kishin hyrë ilegalisht në Australi;
• Winona Ryder pritet të thotë në dëshmi se Depp nuk kryen kurrë dhunë shtëpiake;
• Aktorja Katherine Kendall pritet të dëshmojë për të thënë se ka dëgjuar shpesh se Heard ishte abuzive ndaj Depp.

Top Channel