Lombardia heq maskat në ambjente të hapur: S’ka nevojë, nëse ka distancë!

15/07/2020 10:47

Në Lombardi, është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjente të hapura me kushtin që të ruhet distanca e sigurisë për të paktën një metër.

Detyrimi për ta mbajtur atë në ambjente të mbyllura, përfshirë mjetet e transportit, mbetet në fuqi. Urdhri i guvernatorit Attilio Fontana, i vlefshëm deri në 31 korrik, thekson megjithatë se maska duhet mbajtur gjithmonë me vete për çdo përdorim të mundshëm të saj.

Detyrimi i vendosjes së saj jashtë do të qëndrojë për rastet kur nuk është e mundur të garantohet distancimi fizik “mes subjekteve që nuk janë anëtarë të të njëjtit grup familjar ose bashkëjetues”.

Në drejtim të organizimit të punës, matja e temperaturës mbetet e detyrueshme për punëdhënësit dhe punonjësit, si dhe për klientët e restoranteve. Nëse kjo temperaturë është më e lartë se 37.5 gradë, hyrja në zyrë nuk do të lejohet dhe pala e interesuar do të informohet mbi nevojën për të kontaktuar mjekun.

Top Channel