Foto ilustruese

Operacioni “Domosdova” ka çuar deri më tani 5 persona në pranga.

Kapen dhe vihen në pranga dhe 2 shtetas, në vijim të këtij operacioni.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel