“PS udhëheq, nuk zgjedh!”/ Rama: Opozita asnjëherë nuk ka thënë se e pranon marrëveshjen

15/07/2020 14:06

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët po flet për votimin dje te komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 Qershorit.

Kryeministri shprehet se Opozita Parlamentare asnjëherë nuk ka thënë se e pranon marrëveshjen dhe nuk është aspak i surprizuar nga ajo çka ndodhi sot.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisioneve të Ligjeve, ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër.

“Partia Socialiste është më e madhja dhe udhëheq dhe nuk zgjedh me kë do të shkoj që të gjejë një strehë, ne jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare”, ka thënë kryeministri.

Rama: Opozita parlamentare asnjëherë nuk ka thënë se e pranon marrëveshjen. Vetë Hajdari ka thënë se nuk do ta votojë, kështu që nuk jam i surprizuar nga ajo që ka ndodhur sot. Nuk më surprizon as Murrizi që thotë ndaje mendjen o këtej o andej. Partia Socialiste është më e madhja dhe udhëheq dhe nuk zgjedh me kë do të shkoj që të gjejë një strehë.

Jo! nuk funksionon kështu! Nuk funksionon o këtej o andej, ne jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare.

është e rëndësishme që edhe PD dhe grupimi jashtëparlamentar të pranoj realitetin. Nuk janë shumicë janë pakicë dhe sa më shumë sillen si shumicë aq më pak shance të sillen si shumicë duhet të mbrohen me imunitetin e vet po jo ti imponohet shumicës.

Ikën nga parlamenti mos harroni, mos harroni. Nuk e kanë shokun në Europë,për të gjetur shokë duhet të shkojnë 1922. Rasti i parë që një opozitë braktisi parlamentin dhe mbasi braktisi parlamentin i shpërbë fare.

Top Channel