E rëndë në Greqi/ Gjendet trupi i pajetë i një 16 vjeçareje me origjinë shqiptare pranë një kishe

15/07/2020 11:28
Ilustrim

Organet greke të Rendit kanë gjetur në Trikalla , pranë një kishe , trupin e pa jetë të një vajze 16 vjeçare qe thuhet se është me origjinë shqiptare.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe mjeku ligjor ndërsa thuhet nga mediat vendase se trupi i vajzës do të sillet në Selanik për tu kryer autopsia dhe procedurat e nevojshme në këto raste.

Thuhet gjithashtu se janë thirrur dhe po dëshmojnë në rajonin e policisë së qytetit familjarët dhe të afërmit e vajzës. Sipas informacioneve paraprake viktima ka goditje me mjete të forta në trup dhe në kokë.

Trupi i saj është gjetur pranë kishës së Shën Ilias , ndërsa familja e saj banonte në qendër të qytetit. Familjarët e 16 vjeçares kanë njoftuar prej ditës së djeshme organet policore për zhdukjen e saj, por vetëm sot në orët e para të mëngjesit , punonjësit e pastrimit të bashkisë kanë gjetur trupin pa jetë.

Sipas burimeve policore po shqyrtohen te gjitha pistat dhe kryesisht ajo e një akti kriminal. Thuhet madje se para disa ditësh 16 vjeçaria kishte paditur shokun e saj se kishte ushtruar dhune mbi te. Policia ndërkohe është në kërkim të provave të mundshme, shenjave të gishtave dhe materialit gjenetik qe do te çojnë ne zbulimin e autorit. Identiteti i vajzës ende nuk behet i ditur.

Vijon…

Top Channel