Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.300 vdekje, në Meksikë 836 dhe në Indi 582.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.857 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.926.824 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.300 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 74.133.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 386.607 raste dhe 18.324 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.209.208.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 836 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 36.327. Ndërsa me 4.685 raste të reja është rritur në 304.435 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 193.976 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 29.429 raste të reja duke e rritur në 936.181 numrin e rasteve ndërsa me 582 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 24.309 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 592.031 persona.

Top Channel