“Çdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet”/ Rama-Bashës: Nëse nuk e do më paktin e 5 Qershorit, e heqim!

15/07/2020 13:44

Kryeministri Edi Rama tha se nëse Basha nuk e do më marrëveshjen e 5 qershorit, e heqim, pasi Lulzim Basha deklaroi sot se Rama e hodhi në kosh marrëveshjen e 5 qershorit me lëvizjet për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

“Çdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin.

Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve.

Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth” tha ai.

Top Channel