“Nëse do isha Basha”/ Rama: I interesuar për dialog, s’bëhet me dezhurne kjo punë e pastaj të zërë gjumi

15/07/2020 14:21

Kryeministri Edi Rama ia la derën e hapur për dialog kreut të PD, Lulzim Basha kur tha se po të ishte ai do kishte inters të kishte dialog të mëtejshëm me kryeministrin.

“Nëse unë do isha Basha, që nuk jam , do të isha në vijëmësi i interesuar për dialog, marrëveshje, rimarrëveshje në proces, mund ta them këtë sepse kam qenë aty, ku është ai, kur isha në krye të opozitës. Ju e dini se është fakt që i kam shkruar më shumë se njëherë kryeministrit të asaj kohe që hajde takohemi, sepse kryeministri është gjithmonë problemi.

Tani Luli e ka problem, sepse mendon se kështu shpërndan zërat që ne komunikojmë. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për cdo gjë por patjetër të takohemi, se s’bëhet me dezhurne në frengji kjo punë, siç la kë la atë natë kur u prish teatri.

Nuk jemi një klub ku ka distancë sociale por që s’ka covid-19″, tha Rama.

Top Channel