FOTO/ Kreu marrëdhënie seksuale para martese! Goditje me kamxhik për “të pabindurin”

15/07/2020 17:12

Një burrë në Indonezi, është goditur rreth 74 herë me kamxhik, për shkak se kishte kryer marrëdhënie jashtëmartesore.

Provinca Aceh, është nga të paktat vende në botë që aplikon ligjin e Sheriatit, në të cilën thuhet se meshkujt dhe femrat e kanë të ndaluar kryerjen e marrëdhënies seksuale para martese. Në fotot e publikuara, burri i akuzuar shikohet me një maskë për fytyrën dhe duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet e tepërta.

Ndërsa turma të mëdha njerëzish ndodheshin në shesh për të parë të gjithë skenën. Ndërkaq, Aceh është i vetmi vend në Indonezi që aplikon ligjin islam. Rreth 98 % e pesë milionë banorëve të Aceh janë myslimanë dhe kanë pranuar me dëshirën e tyre për t’iu nënshtruar ligjit, i njohur në vend si “Qanun”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel