Viktima më e re, një 21-vjeçare/ 4 pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orë, 85 raste të reja

15/07/2020 15:08

Gjatë 24 orëve të fundit Covid-19 vrau 4 persona, ndërsa janë zbuluar edhe 85 raste të reja.

Në spitalin infektiv po trajtohen 88 pacientë, prej të cilëve 12 janë në terapi intensive dhe 4 të tjerë në gjendje serioze të intubuar.

Situata po rëndohet çdo ditë e më shumë, ku ka humbje jetësh në moshë të re.
Mëngjesin e sotëm u shënua viktima më e re në Shqipëri qe prej fillimit të epidemisë, duke e çuar numrin e humbjeve të jetës në total në 101. Ndërroi jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila vuante nga sindromi metabolik e ishte në terapi intensive e intubuar, ku shfaqi komplikacione e pësoi mpiksje të menjëhershme të gjakut si pasojë e covidit.

Ndërsa një ditë pas ditëlindjes së 49, gruaja nga Kruaja u nda nga jeta duke lënë pas 7 fëmijë të cilët prej 11 ditësh që ajo qëndronte e intubuar në infektiv, e prisnin jashtë spitalit karantinë.

Dy viktimat nga Tirana ishin 56 dhe 67 vjeç, të cilët gjithashtu ishin të intubuar e nuk ja dolën pavarësisht kujdesit mjekësor.

Top Channel