Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë, ku një motor ka përplasur një fëmijë 6-vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje si dhe grupi hetimor gjithashtu, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel