E premte, 07 Shkurt 2020
14:01
SPAK firmos memorandum bashkëpunimi me prokurorinë e Antimafias italiane

Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali.

13:57
Milan me dilema për formacionin, Ibra do jetë në derbi

Zllatan Ibrahimovic nuk do të privohet nga derbi i Milanos për asnjë motiv, dhe po bën të pamundurën për të qenë në fushë në sfidën që do të përplasë ekipet e një qyteti në San Siro të dielën.

13:50
PD: Për sa kohë është Rama, ligji antiKÇK është i dështuar. Pse nuk preket Tahiri, Xhafaj, Balla dhe Olsi Rama?

Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje akuzta për ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllain e ti, po ashtu edhe ish ministrin Tahiri, Taulant Ballën dhe vëllanë e kryeministrin , Olsi Rama.

13:49
Lamtumirë Nexhmije Pagarusha/ Bilbili i Kosovës ishte 86 vjeç, la pas këngët e mrekullueshme

Është shuar në moshën 86-vjeçare legjenda e muzikës kosovare.

13:43
Pengmarrja e Prengës/ Del para gjykatës i arrestuari i gjashtë, Ardjan Docaj u dorëzua në kufi

Zhvillime të reja ka mbi çështjen që tronditi mbarë opinionin, atë të pengmarrjes së Jan Prengës.

13:39
Misioni i Frontex në kufi/ Inspektim në pikën e Kakavijës

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si dhe krerët më të lartë policisë së shtetit po kryejnë një inspektim të misionit ndërkombëtar Fronteks, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

13:39
OFL i çon letër Arben Isufit/ Letër edhe për Sajmir Taullaun

Sot Operacioni Forca e Ligjit ka lajmëruar dy persona me precedentë penalë, saktësisht Arben Isufi dhe Sajmir Taullau.

13:38
Vettingu në polici/ Kreu Veliu e kalon, sot Artan Shkëmbi, drejtor i Policisë Kriminale

Ditën e sotme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për Vettingun në polici dha vendimet për tre subjekte, kreun e Gardës së Republikës Gramos Sakon, numrin një të policisë Ardi Veliu dhe drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano.

13:37
Grupi Bajri” kthehet në Shkodër/ Prokurorët e SPAK nuk provuan dot që ata janë grup kriminal!

SPAK kthen dosjen për “Bajrat”, grupin famëkeq në Shkodër.

13:35
Turqia nuk do të tërhiqet nga Idlibi i Sirisë

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

13:35
Tirana kërkon titullin! Përballet sot me Vllazninë që synon kupat e Evropës

Sot në orën 18:00, në “Loro Borici” do të luhet klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës.

13:19
Operacion në Durrës, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie

Shtatë punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

13:09
Ambasadori Amerikan në OKB: Presidenca shqiptare e OSBE-së, vendimtare për konfliktin në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin tek Kryeministri Rama një aleat kyç në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e paqes globale në të gjithë botën”.

13:09
Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB, zbardhen debatet me dyer të mbyllura

Dita e enjte ishte një ditë e karakterizuar nga debate të forta në Këshillimin e Sigurimit të OKB, ku Kryeministri Rama ishte i pranishëm në cilësinë e presidentit të OSBE.

13:03
Ambasadorja Yuri Kim bëhet me “ciu ciu”…

Shefja e re e diplomacisë amerikane Yuri Kim ka hapur sot një llogari në Twitter.

12:57
Frika nga koronavirusi, ministrja Manastirliu mbledh Task Forcën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi Task Forcën sa i takon masave parandaluese për koronavirusin.

12:48
Koronavirusi/ Mjeku që tentoi të paralajmëronte njerëzit, konfirmohet lajmi i vdekjes së tij

Pati disa raporte kundërthënëse mbi mjekun kinez që u përpoq të paralajmëronte rrezikun për shpërthimin e koronavirusit të ri, por së fundi u konfirmua se lajmi i vdekjes së tij është i vërtetë.

12:47
U hodh nga kati i 9-të i pallatit/ Gruaja kishte tentuar të vetëvritej edhe më parë

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në Fier, një 76-vjeçare u hodh nga kati i nëntë i pallatit. File Troka ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

12:37
“Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!”/ Basha mesazh ngushëllues për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta ikona e muzikës shqiptare, “Bylbyli i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë.

12:31
Kokaina zbulohet nga gishtat/ Britanikët punojnë për testin e ri

Shkencëtarët britanik kanë mundur të zbulojnë një teknikë të re për zbulimin e përdoruesve të kokainës ose atyre që e kanë prekur me dorë këtë drogë.

12:24
Kush është Gledis Nano, drejtori i AntiTerrorit që mban një profil të ulët mediatik?

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën, Gledis Nanos, drejtor në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

12:23
Josif Droboniku artisti i madh i mozaikëve, nuk është më

Në mëngjesin e 6 shkurtit pushoi së rrahuri, pas një sëmundje të rëndë, zemra e artistit Josif Droboniku. Edhe pse gjatë vitit të fundit, kur ju shfaq sëmundja, Josifi vazhdonte kurimin e sëmundjes në klinikat e specializuara në Itali, ai nuk u dekurajua, por s’e ndaloi krijimtarinë artistike për përfundimin e mozaikut në faqen lindore të Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit”.

12:21
Talentet e vegjël/ “Onufri”, shkolla në Elbasan vazhdon të nxjerrë artistë

Erion Llapushi dhe Artemisa Preçi ishin vetëm 6 vjeç kur do të merrnin në dorë për herë të parë violinën ndërsa gishtat e vegjël ende do të dridheshin para instrumentit të vështirë.

12:16
“Shpenzohet për luks të tepruar”/ Tabaku: Raporti i S&P për situatën e mjerueshme, qeveria s’e bëri publik

Përmes një deklarate nga selia blu, Jorida Tabaku u shpreh se viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë dhe sipas saj, këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik.

12:16
Abdixhiku anulon tenderin 110 milionë eurosh për autostradën Banullë-Dheu i Bardhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka iniciuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit për ndërtimin e 24 kilometrave autostradë Banullë-Dheu i Bardhë. E kjo sepse siç tha ai, pa ndarje buxhetore nuk mund të shpallen thirrje që krijojnë obligime financiare për Qeverinë e Kosovës.

12:16
“Derisa virusi të na ndajë…”/ Martesat me maska në kohën e koronavirusit në Seul

Mijëra çifte në Korenë e Jugut, disa me maska në fytyrë për shkak të koronavirusit, lidhën kurorë në një ceremoni masive të organizuar nga Kisha e Bashkimit, pavarësisht shqetësimeve që ka ngjallur në vend përhapja e shpejtë e sëmundjes.

12:10
Heronjtë e koronavirusit/ Nderime në Kinë për mjekët dhe infermierët

Të dërrmuar nga lodhja, mjekët dhe infermierët që po luftojnë me koronavirusin vdekjeprurës në Kinë flenë nëpër karrige dhe në korridoret e spitaleve.

12:08
“Të kthehet çështja ÇEZ”/ Taulant Balla: Një prej dosjeve më të zeza, Prokuroria duhet t’ia kalonte SPAK-ut

Kuvendi i ka kërkuar Apelit kthimin e çështjes “ÇEZ” në prokurori, një ankimin i bërë sot, nën përfaqësinë e Taulant Ballës.

12:07
Incident diplomatik në Beograd/ Daçiç sulmon komisionierin Varhelyi për Kosovën

Incidenti i ndodhur gjatë takimit të Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe ministrat e saj, po përshkruhet si një “skandal diplomatik”.

12:00
Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për artin kombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

12:00
“Mbretëresha e këngës shqiptare”, Meta: Nexhmije Pagarusha, një yll i pashuar. Magjike në çdo moment të jetës

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.

11:54
Albin Kurti: Heqim taksën dhe vendosim reciprocitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për VOA në gjuhën shqipe, tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë, ndërtohen mbi këtë parim. Kurti flet edhe për përparësitë e punës së qeverisë së tij, kryeministri Kurti thotë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve.

11:49
MASR çel Thirrjen e 5-të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

MASR ka hapur për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.

11:47
Hidhet nga kati i nëntë i pallatit! Ndërron jetë e moshuara në Fier, dyshohet se vuante nga depresioni

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia” të Fierit, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

11:43
Nga falsifikimi i parave te vjedhja, prangosen 3 persona në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit janë vënë nën pranga 3 persona, njëri prej tyre dyshohet për falsifikim të kartëmonedhave, një person tjetër është ndaluar nga forcat policore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi dhe një tjetër person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

11:37
Ra akuza për grupin kriminal, reagon Bardhi: Nëse s’heton Bajrat, ekzistenca e SPAK bëhet e panevojshme!

Pas rënies së akuzës për grupin e strukturuar kriminal “Bajri”, ku Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar konstatoi moskompetencën e SPAK-ut në gjykimin e çështjes së këtij grupi, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

11:35
Italia konfirmon rastin e tretë të koronavirusit

Një person i infektuar është në mesin e 56 shtetasve italianë të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës

11:30
Defekt në linjën kryesore/ OSHEE: Këto janë zonat që mbetën pa energji elektrike

OSHEE, me anë të një njoftimi bënë me dije se si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me energji zonën e Kopshtit Zoologjik, Botanik dhe një pjesë të Liqenit të Thatë,prej mbrëmjes së djeshme në këto zona ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

11:28
De Biasi mbetet pa skuadër

Gianni De Biasi mbetet sërish pa punë.

11:24
Ndjekje si në filma, 5 të plagosur/ Prokurori nxjerr bllof policinë e Elbasanit, arrest me burg për 27-vjeçarin

Tre ditë më parë, ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

11:22
Gratë në parandalimin e konflikteve, Manastirliu: Hapa përpara drejt barazisë gjinore

“Shqipërinë renditet në mes të vendeve europiane në indeksin e barazisē gjinore, por në fusha të caktuara, sikundër është parandalimi i konflikteve, diplomacia, etj, edhe pse janë bërë hapa përpara, ekzistojnë ende pabarazitë dhe diskriminimi gjinor, që pengojnë përpjekjet tona për krijimin e mundësive të barabarta për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë”.

11:20
Shitje narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ OFL dërgon formularët për Arben Isufaj dhe Sajmir Taullai

OFL ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Arben Isufaj (Ben Qimja), i cili është nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe Sajmir Taullai, i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

11:17
VDEKJA NGA LART / Kam vrarë një fëmijë me dron, e pashë të vdiste – Eprorët më thanë se ishte “vetëm një qen”’

Brandon Bryant shikonte me tmerr kur një fëmijë u shfaq në ekranin infra të kuq përpara tij …në të qindat e sekondës më vonë një flash i ndritshëm mbuloi gjithçka në ekran.

11:12
Kurti viziton edhe Istogun: Duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë

Dëmet që shkaktuan erërat e forta në Istog e kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti qe të vizitojë këtë komunë dhe të shoh nga afër situatën krijuar dhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve dhe fermerëve.

11:10
Inaki Williams e turpëron mbrojtësin e Barçës

Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë, duke mposhtur Barcelonën për herë të dytë këtë edicion.

11:09
Foto/ Dy rrugë të tjera në kryeqytet me ndriçim të ri

Paralelisht me mirëmbajtjen e shtresave asfaltike, nëpër rrugët e Tiranës çdo ditë vijon puna edhe për mirëmbajtjen e ndriçimit dhe trotuareve.

11:06
Mbledhje e PS-së në Ballsh, Gramoz Ruçi shmang naftëtarët protestues

Një grup naftëtarësh të uzinës së Ballshit ishin në pritje të një takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ishte në mbledhje me strukturat e PS-së të qarqeve të jugut për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë Kombëtare.

10:51
Ndahet nga jeta Nexhmije Pagarusha, “Bilbili i Kosovës”

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

10:45
Barça u eliminua nga Kupa e Mbretit, presidenti i përgëzon lojtarët

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomue ishte i zhgënjyer nga eliminimi i skuadrës së tij në Kupën e Mbretit.

10:44
Kamëz/ Vodhi bizhuteri dhe lek në një banesë nën kërcënimin e thikës, arrestohet 25-vjeçari

Policia ka vënë nën pranga një 25-vjeçar, i cili hyri më dhunë në një banesë në Bathore dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri.

10:44
Zhduket për herë të katërt një vajzë në Pejë

Një vajzë është raportuar si e zhdukur në Pejë.

10:42
Ligj i ri: Burrave mbi 40 vjeç u ndalohet lyerja e flokëve me ngjyrën e zezë

Në njërën prej provincave të Turkmenistanit, Lepab, nëpunësit publik të gjinisë mashkullore do e kenë të ndaluar që të lyejnë me ngjyrë të zezë flokët e tyre. Po ashtu, ata që i kanë flokët ngjyrë të zezë do të duhet që t’i zbardhin pak ato.

10:35
Të shtënat me armë në Shkodër dhe plagosja e kalimtares, policia arreston të dyshuarin e katërt

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeç , policia ka vënë nën pranga personin e 4 që ishte në kërkim.

10:33
Aksident në Lezhë! Përplasen dy makina, 3 të rinj të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

10:28
“Moti i kthjellët”, ARRSH: Në të gjithë akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi shkruan se gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe temperaturë të ulët.

10:24
FOTO/ Maskat anti-Koronavirus tjetërsojnë fytyrat e mjekëve

Kina po përballet me një emergjencë kombëtare, si pasojë e virusit vdekjeprurës që ka goditur vendin dhe që po përhapet nëpër botë. Epiqendra e koronavirusit është Wahani, ndërsa heronjtë e kësaj historie janë mjekët.

10:21
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër terrorizmit, në Jemen, është vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

10:16
Alketa Vejsiu shkëlqeu në “Sanremo 2020”, prezantoi në krah të Amadeus

Natën e tretë të Sanremos, shqiptarët e pritën me kërshëri të shtuar, dhe është e qartë përse: për herë të parë, eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali u drejtua nga një shqiptare.

10:12
Vettingu për kreun e Gardës/ Shtyhet seanca, Gramos Sako kërkoi kohë për të pastruar figurën

Është shtyrë seanca e Vettingut për komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

10:00
Dy aksidente automobilistike në Dibër, arrestohen të rinjtë

Dy shtetas janë arrestuar në qytetin e Dibrës, ku njëri prej tyre është ndaluar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjende të dehur e ndërsa shtetasi tjetër aksidentoi një këmbësore.

09:59
Ardi Veliu kalon Vettingun! I pastër në 3 shtylla, vazhdon sërish detyrën

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mundur të kalojë me sukses nën filtrin e Vettingut.

09:53
Bie akuza për grupin kriminal “Bajri”/ Gjykata e Posaçme e dërgon dosjen në Shkodër

Ka rënë akuza për grupin e strukturuar kriminal “Bajri”, ku Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka konstatuar moskompetencën e SPAK në gjykimin e çështjes së këtij grupi.

09:51
Barcelona dhe Reali në garë për Adama Traore

Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.

09:45
Përmbyset makina në Elbasan- Peqin, plagosen dy persona – Foto

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

09:42
​Haradinaj takon bashkatdhetarët në Nju Jork

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

09:40
Kurti në Klinë: Erërat shkaktuan dëme, e rëndësishme që nuk kemi jetë të humbura

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Klinës. Shkak i kësaj vizite janë dëmet e mëdha të shkaktuara nga erërat e forta.

09:37
Negociatat, Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë

Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për AFP-në.

09:35
Anija me koronavirus ne Japoni, identifikohen tre maqedonas

Në Japoni, 61 pasagjerë në një anije lundrimi ndalur në portin e Yokohama janë diagnostikuar me virusin vdekjeprurës, ka raportuar Associated Press.

09:30
Aksident në autostradën Lezhë-Laç/ Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me 4 automjete

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të natës, në autostradën që lidh Lezhën me Laçin.

09:21
Opozita thotë se do të jetë e fuqishme në raport me qeverinë

Opozita në Kuvendin e Kosovës thotë se ka fare pak pika të përbashkëta me Qeverinë e sapozgjedhur të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

09:15
Hungaria mbylli një pikë kufitare me Serbinë për shkak të migrantëve

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

09:08
Virusi i frikshëm në Kinë/ Arrin në 636 numri i viktimave, mbi 31 mijë të infektuar

Virusi i tmerrshëm në Kinë vazhdon të marrë jetë, ka arritur në 636 numri i viktimave si dhe më shumë se 31.000 njerëz të infektuar.

09:01
Koha e duhur kur duhet të shkoni tek mjeku nëse jeni me grip

Që jemi plotësisht në stinën e virozave dhe gripit ky nuk është ndonjë lajm i ri.

08:49
Shkup: ASH dhe Alternativa – marrëveshje për koalicion

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut.

08:47
Klasikja shqiptare/ Vllaznia vs Tirana sot në orën 18:00

Java e 21 e Superligës nis më klasiken shqiptare, Vllaznia-Tirana. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër në orën 18:00 ku do të transmetohet live në SuperSport në Digitalb.

08:46
28 vite nga Traktati i Bashkimit Evropian

Në vitin 1992 është nënshkruar Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane, Euro.

08:43
Bashkëshortja e Piatek: Nuk e refuzoi Tottenhamin prej meje!

Gjatë merkatos së janarit u fol gjatë për një kalim të mundshëm të Krzysztof Piatek te skuadra e Tottenhamit, por në fund negociatat nuk shkuan mirë dhe sulmuesi polak u transferua te ekipi gjerman i Herthës së Berlinit.

08:36
Papa Françesku takon besimtaren që e tërhoqi prej krahu

Ndoshta ky gjest nuk do të bëhet aq viral sa dhe video e parë, por ndoshta është një shëmbëlltyrë moderne për faljen.

08:21
Kurti viziton komunat që pësuan dëme nga erërat

Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës për të parë nga afër situatën e krijuar pas erërave të forta që shkaktuan dëme e madje detyruan autoritetet lokale të pezullojnë edhe mësimin në shkolla.

08:05
Incident në Beograd/ Daçiq sulmon verbalisht komisionarin e BE-së për Zgjerim

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shkaktuar një incident në Beograd, të enjten. Shefi i diplomacisë serbe e ka sulmuar komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

08:01
Video/ Kur do të arresohet Agim Kajmaku? Ja si përgjigjet ministri Lleshaj në Open

I ftuar në Open në Top Channel ministri Sandër Lleshaj foli edhe për çështjen e Agim Kajmakut. Kur do të arrestohet Agim Kajmaku?- e pyeti gazetarja Anila Hoxha.

07:47
Parashikimi i motit/ Vazhdon moti i acartë, të hënën rikthehen reshjet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

07:34
Tërmet në Greqi, zbuloni epiqendën dhe magnitudën

Vazhdojnë lëkundjet lëkundjet e tokës në gadishullin e Ballkanit. Kësaj radhe lëkundjet u shënuan në ishullin në Kretës në Greqi.

06:52
Ja sa ujë duhet të pini në ditë për të mbajtur peshën ideale

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

06:28
Për shëndet të mirë/ Këto janë ushqimet që duhet të hani patjetër çdo ditë

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për tu zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur shtrohemi në tryezë, është tepër e thjeshtë t’i dorëzohesh tundimit për të ngrënë ushqimet e preferuara. Po sikur rruga më e mirë drejt dobësimit të kalonte drejt tryezës? Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme. Zbuloni në këtë artikull të AgroWeb.org ushqimet më të pasura me vitamina e minerale që duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

06:21
Dhimbja e gjurit gjatë natës, ja si ta trajtoni në shtëpi

Dhimbja e gjurit që shfaqet kryesisht natën, mund të prekë kryesisht njerëzit që vuajnë nga artriti. Në raste të tjera ajo shfaqet si pasojë e problemeve me nervat e këmbës. Dhimbja mund të bëhet kronike dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit.

05:42
Kundërthënie për fatin e mjekut që paralajmëroi koronavirusin e ri

Mediat kineze kanë ndryshuar një raport në të cilin thuhej se ka vdekur mjeku që ka paralajmëruar për rrezikun e koronavirusit të ri. E përditshmja shtetërore, Global Times ka thënë se Li Wenliang ka vdekur në Vuhan, mirëpo më vonë ka raportuar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

05:19
Rikthimi i dhunës lë palestinezë të vrarë dhe izraelitë të plagosur

Pas prezantimit të planit të presidentit amerikan, Donald Trump për paqe në Lindje të Mesme, është rikthyer dhuna në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, kanë raportuar mediat.

04:34
Metodologjia e re, thelbi pak ka ndryshuar

Komisioni i BE-se dëshiron ta ketë mirë me të gjithë: Edhe të marrë parasysh kërkesën e Francës për reformimin e zgjerimit, edhe të ruajë perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

03:14
Koment: Turpi i Gjermanisë

Zgjedhja e kryeminitrit të ri të Tyringjisë me votat e partisë AfD shënon shkelje të tabuve. Kjo dëshmon se sa të thella janë mosmarrëveshjet në luftën e ekstremizmit të djathtë, mendon kryeredaktorja e DW Ines Pohl.

02:35
FBI, Kina rreziku më i madh

FBI-ja shpalli të enjten Kinën si kërcënimin më të madh për forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane “duke përdorur çdo mjet të nevojshëm”. Ai shtoi se 56 zyrat rajonale të agjencisë kanë hapur rreth 1 mijë hetime lidhur me përpjekjet nga ana e Kinës për të vjedhur teknologji.

01:54
Ethet e derrit alarmojnë Greqinë/ Autoritetet qetësojnë opinionin: Nuk transmetohet tek njeriu

Në alarm ndodhen organet greke pas deklaratës së Ministrisë së Zhvillimit Bujqësor për shfaqjen e rastit të parë të etheve të derrit, që është lokalizuar në një fermë në rrethin e Serresit , 85 km në veriperëndim të Selanikut.

01:21
Gjyqi për Duty Free në Rinas/ Vendimi jepet në 11 shkurt, seancën e ndoqën diplomatë amerikanë dhe gjermanë

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë u zhvillua këtë të enjte seanca e fundit për konfliktin mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për liçencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Këtë seancë e ndoqën edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Gjermane në Tiranë.

00:49
Me ligjin anti- KÇK, a ndiheni një super ministër? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

Në Open në Top Channel u fol për operacionet anti- KÇK ku ka prodhuar debate të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarëve.

00:33
Lleshaj flet për tenderin që iu dha Agim Kajmakut: Më akuzuan mua, por unë nuk firmosa gjë

Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit, por këta të fundit i justifikoi duke thënë se janë burokrat dhe shikojnë vetëm procedurat.

00:17
Veshja e zëdhënëses së OFL-së, seksizëm? Sejamini debaton me ministrin e Brendshëm

Në Open në Top Channel u diskutua edhe për veshjen e që ka struktura e OFL-së. Ishte Sejamini ai që pyeti ministrin Lleshaj se cila është arsyeja që dalin vetëm femrat në deklaratat e kësaj strukture.

E enjte, 06 Shkurt 2020
23:47
U turpërua nga Real Sociedad në Bernabeu, Zidane flet pas ndeshjes: Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë

Real Madrid u eleminua nga Kupa e Mbretit në mënyrë surprizë pasi u mund 3-4 nga Real Sociedad. Pas humbje foli edhe trajneri i Los Blancos ku tha se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë por që Real Madrid do të vazhdojë rrigën e tij.

23:07
E bujshme/ Real Madrid ndjek rrugën e Atleticos, eliminohet nga Kupa e Mbretit

Reali i Madridit ka dështuar në rrugën drejt triumfit në Kupën e Spanjës, pasi është eliminuar në çerekfinale në mënyrë surprizë nga skuadra baske e Real Sociedadit, që ia doli të triumfojë me shifrat 3-4 në “Santiago Bernabeu”.

22:58
Alketa Vejsiu në Sanremo: Kjo është pika më e lartë në karrierën time

Alketa Vejsiu u ngjit sonte në skenën e madhe të festivalit të muzikës “Sanremo”. Moderatorja shqiptare po prezanton natën e tretë të festivalit italian bashkë me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

22:56
Goditja e pasurisë kriminale/ Lleshaj zbulon në “Open” sa do të zgjasë aksioni i OFL

Plotë një vit është parashikuar që të zgjas aksioni i Operacionit Forca e Ligjit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin Open në Top Channel.