“Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!”/ Basha mesazh ngushëllues për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

07/02/2020 12:37

Në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta ikona e muzikës shqiptare, “Bylbyli i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka përcjellë një mesazh ngushëllues për legjendën Pagarusha.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”- shkruan Basha.

Top Channel