Është shtyrë seanca e Vettingut për komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Më 6 janar, Sako ka kërkuar nëpërmjet e-mailit që të ketë mundësinë të pastrojë figurën e tij me dokumente të tjera, një kërkesë që bazohet në ligj.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi ta marrë në konsideratë kërkesën, duke shtyrë  seancën për të. Ai ka argumentuar që nuk e ka njohur procesin dhe nuk pasur njohuri të mira ligjore.

Sako kërkoi më shumë kohë për shkak se në seancën e parë komisioni doli në përfundimin se kreu i Gardës kishte fshehur pasurinë, dhe madje kishte punësuar edhe mbesën e tij juriste. Po kështu, sipas komisionit, numri një i Gardës ka kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe ka mungesë të burimeve financiare.

Ndërkohë në seancën e radhës pritet të merret vendimi përfundimtar për Gramos Sakon.

Top Channel