Italia konfirmon rastin e tretë të koronavirusit

07/02/2020 11:35

Një person i infektuar është në mesin e 56 shtetasve italianë të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit, i cili filloi në Wuhan në dhjetor, është rritur në mbi 560, me më shumë se 28.000 raste të konfirmuara.

Virusi thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Shpërthimi i virusit ka ngritur alarmin në të gjithë botën.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Wuhani dhe zonat e tjera të prekura të Kinës, duke i vendosur ata në kujdesin e izoluar mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur virusin një emergjencë ndërkombëtare.

Top Channel