Policia ka vënë nën pranga një 25-vjeçar, i cili hyri më dhunë në një banesë në Bathore dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri.

Polica ka bërë t mundur gjendjen dhe sekuestrimin e bizhuterive dhe lekëve të vjedhura nga shtetasi A.M. 25-vjeë, i dënuar më herët për vjedhje.

Kamëz, Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Bërzhita”.

Zbardhet pas disa orësh vjedhja me dhunë në një banesë në Bathore.

Vihet në pranga autori i vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maksuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.
Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.

Top Channel