OSHEE, me anë të një njoftimi bënë me dije se si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me energji zonën e Kopshtit Zoologjik, Botanik dhe një pjesë të Liqenit të Thatë,prej mbrëmjes së djeshme në këto zona ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Mësohet, se aktualisht janë 10 kabina pa energji elektrike, e për pasojë këto zona kanë mbetur pa furnizim me energji, pasi sot në mëngjes linja pësoi defekte.

OSHEE njofton se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avarisë.

Top Channel