Plotë një vit është parashikuar që të zgjas aksioni i Operacionit Forca e Ligjit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin Open në Top Channel.

Leshja ka deklaruar se aksioni do të jetë aktiv duke goditur pasurinë e ardhur nga krimi deri më datë 31.12.2020.

Anila Hoxha: Sa do të zgjasë operacioni i OFL?

Lleshaj: Është një operacion që bën bashkë disa struktura. 31.12.2020. Në një vit kohë është menduar që të goditen. Ka një kufizim për arsye që të mos krijohet mundësia e keqpërdorimit,.  Subjekti i ligjit janë persona të dënuar para hyrjes në fuqi të tij.

Top Channel