Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për AFP-në.
Kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se shtetet e Ballkanit duhet të fokusohen tek e ardhmja e tyre teksa Brukseli kërkon zgjidhje për pyetjet plot gjemba mbi procesin e vet të pranimit.
“Unë nuk pres asgjë. Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen pavarësisht nga vendimet në Bruksel. Vendi nuk mund të vazhdojë të jetojë me ankthin e pritjes së diçkaje që nuk është në dorën tonë. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë. Ne nuk I hymë kësaj rruge sepse na e kërkuan francezët apo gjermanët, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi”.
Edhe vetë reformat e BE-së, shtoi Rama, janë larg kontrollit të Tiranës, megjithëse, nga sa theksoi ai, “është e rëndësishme edhe për ne që Europa të ndryshojë”. Europa sipas kryeministrit, “po vuan, nuk po funksionon siç duhet e kjo është e qartë.” Rama këmbënguli më tej se Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por sërish sqaroi se vendi “do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e shtëpisë, sepse nuk e po i bën për Brukselin, po i bën për vete.
Top Channel