Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë, duke mposhtur Barcelonën për herë të dytë këtë edicion.

Pasi e mposhti fillimisht në La Liga, Bilbao edhe sonte i dha një dush të ftohtë katalanëve, duke e mposhtur me rezultatin minimal, 1:0.

Por një skenë komike ndodhi gjatë ndeshjes.

Futbollisti spanjoll, Inaki Williams, ishte lojtari i cili i shkaktoi shumë probleme Barcelonës.

Qendërmbrojtësi i Barçës, Gerard Pique, gjatë një aksionit tentoi ta ndalte në mënyrë qesharake Williamsin.

Edhe pse e kaloi, Pique i rënë në tokë e kishte kapur për fanelle futbollistin kundërshtar, për të penguar avancimin e tij i cili dukej mjaft i rrezikshëm.

Për këtë ndërhyrje, Pique u ndëshkua me karton të verdhë.

Top Channel