Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi shkruan se gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe temperaturë të ulët.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjithë akset kombëtare, si dhe rekomandohen kujdes në lëvizje dhe respektim i sinjalistikës rrugore për të shmangur incidentet.

Postimi i ARRSH:

“Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët.

Kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën.

Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Top Channel