Shefja e re e diplomacisë amerikane Yuri Kim ka hapur sot një llogari në Twitter.

Në të shkuarën, e dërguara e Washington-it nuk e ka përdorur këtë rrjet social. Mesa duket pas sugjerimit të zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA, ajo është bindur ta ketë një llogari në Twitter që njihet si rrjeti “ciu ciu”, pasi si logo ka simbolin e zogut.

Në mesazhin e parë të postuar ajo thotë:

“Të dashur miq.. le të lidhemi bashkë. Kjo është llogaria ime zyrtare. Shihemi shpejt”.

Në më pak se 24 orë janë 283 ndjekës të ambasadores, ndërsa deri më tani ajo ndjek zero përdorues të Twitter. Rrjeti social Twitter është pak i përdorur në Shqipëri krahasuar me Facebook-un apo Instagram-in

Megjithatë ka nisur të përdoret në mënyrë intensive kohët e fundit nga politikanët.

Top Channel