Milan me dilema për formacionin, Ibra do jetë në derbi

07/02/2020 13:57

Zllatan Ibrahimovic nuk do të privohet nga derbi i Milanos për asnjë motiv, dhe po bën të pamundurën për të qenë në fushë në sfidën që do të përplasë ekipet e një qyteti në San Siro të dielën.

Bomberi i kuqezinjve nuk është në kushte optimale por ka përshpejtuar fazën e rikuperimit dhe me të gjitha gjasat do të jetë nga minuta e parë ndaj ish ekipit të tij, për të marrë një fitore që e afron jo vetëm me Europën, por vlen shumë edhe në planin moral.

Në kampin e Milan, më shumë e kanë të vështirë të zgjedhin partnerin e sulmit të Zllatan Ibrahimovic, sesa dilemën nëse lojtari nordik do të jetë i motivuar për të luajtur apo jo. Trajneri pioli ka preferuar thuajse gjithmonë Leao, por në ndeshjet e fundit Rebiç ka fituar vlerësime të merituara dhe ishte pozitiv edhe ndaj Veronës, në diferencë me portugezin.

Taktikisht përdorimin i kroatit në derbin ndaj Interit duket zgjidhja optimale, pasi Rebiç është më i aftë në fazën mbrojtëse. Po merr gjithnjë e më tepër kuota për derbin, edhe aktivizimi i Salemekers në çift me Kastijehon, një vendim i guximshëm nëse vërtetohet kështu,q ë vetëm fusha e San Siros do ta gjykojë nëse ia vlejti, në ndeshjen që do të transmetohet në kanalet e Supersport duke nisur nga e diela në orën 20:45

Top Channel