Video/ Kur do të arresohet Agim Kajmaku? Ja si përgjigjet ministri Lleshaj në Open

07/02/2020 08:01

I ftuar në Open në Top Channel ministri Sandër Lleshaj foli edhe për çështjen e Agim Kajmakut. Kur do të arrestohet Agim Kajmaku?- e pyeti gazetarja Anila Hoxha.

Tani Agim Kajmaku është në kërkim dhe jam totalisht i zhgënjyer që policia atje nuk ka bërë punën e duhur. Policia ka njohur rritje në punën e saj nga viti në vit, por kjo është kritika ime e vetme për policinë. Duhet të vrepojnë sa më shpejt- tha Lleshaj.

Po mos ka ndonjë ndërhyrje të politikës?- ndërhyri Sejamini.

Ndërhyrja e politikës është që kjo çështje do të zgjidhet. Normalisht do të ketë edhe përgjegjës për vonimin e arrestimit të tij – iu kundërpërgjigj ministri Lleshaj.

Top Channel