Foto/ Dy rrugë të tjera në kryeqytet me ndriçim të ri

07/02/2020 11:09

Paralelisht me mirëmbajtjen e shtresave asfaltike, nëpër rrugët e Tiranës çdo ditë vijon puna edhe për mirëmbajtjen e ndriçimit dhe trotuareve.

Në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të sigurt nëpër rrugicat e lagjeve të tyre, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës po bëjnë zëvendësimin e të gjithë ndriçuesve të dëmtuar përgjatë rrugëve “Luçie Miloti” dhe “Besim Fagu”.

Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për t’i bërë këto rrugë më të dukshme dhe të sigurta si ditën ashtu edhe natën, duke i krijuar kështu fasilitete banorëve të zonës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel