Në qytetin e Elbasanit janë vënë nën pranga 3 persona, njëri prej tyre dyshohet për falsifikim të kartëmonedhave, një person tjetër është ndaluar nga forcat policore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi dhe një tjetër person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi F.ZH., 45-vjeç u arrestua, pas një kontrolli fizik të ushtruar ju gjetën 13 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.

60-vjeçari, shtetasi K.H., u kap nga organet e policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

E ndërsa shtetasi me iniciale L.C. është ndaluar nga policia e Elbasanit, i shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Vjedhja”.

Elbasan

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. ZH., 45 vjeç, banues në fshatin Kullollas, Gramsh. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

K. H., 60 vjeç, banues në fshatin Bregas, Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin: L. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja“.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel