Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

Një automjet ka humbur drejtimin e për pasojë është rrokullisur duke u kthyer përmbys në anë të rrugës. Për pasojë dy shtetas kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar për në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Mendohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrëshqitjes nga temperaturat e ulëta.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel