15:00
Çështje të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian/ Cakaj, takime me drejtues të komisioneve parlamentare
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndau disa momente nga takimet e shumta të zhvilluara në kuadër të vizitave të tij zyrtare në Kopenhagen dhe Stokholm me drejtues të komisioneve parlamentare për çështje të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, si dhe me udhëheqës të agjencive zhvillimore me kontribut të çmuar në zhvillimin e Shqipërisë, sikurse Agjencia Suedeze e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA).