Higuain gjen golin e parë amerikan dhe i jep fitoren Inter Miami

08/10/2020 14:15

Goli i parë i Gonazalo Higuain përtej oqeanit rikthen Inter Miamin te fitorja në Major League Soccer pas 3 humbjesh radhazi.

Sulmuesi argjentinas i transferuar këtë verë nga Juventusi te skuadra që është në pronësi të David Beckham arriti të shënonte golin e fitores në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami që u mbyll me suksesin 1-2 të skuadrës nga Florida.

Në minutën e 81-të Higuain, ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarde duke përmbysur rezultatin.

Në fund duhej edhe një ndërhyrje vendimtare e një tjetër ish-juventini të transferuar te Inter Miami, Blaise Matuidi që largoi topin mbi vijën fatale për të ruajtur fitoren e Inter Miami.

Top Channel