1,600 studentë pozitivë me koronavirus në dy universitete në Britani

08/10/2020 17:52

Më shumë se 1,600 studentë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në dy universitete të qytetit të Newcastle në Britani.

Newcastle University tha se 1,003 studentë dhe 12 anëtarë të stafit kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 javën e kaluar, ndërsa 619 raste të reja koronavirusi u zbuluan në institucionin e Northumbria University, pranë të parit.

Shifrat vijnë teksa të dyja institucionet njoftuan se po kalojnë në mësimin online për një minimum prej tre javësh, përveç rasteve kur janë të nevojshme mesimet person me person.

Newcastle University njoftonte se 1,003 nga 28,000 studentët e saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testit e datave 1-7 tetor. Ndërsa 12 anëtarë të stafit nga 6,500 të punësuar, gjithashtu ishin të infektuar.

Një nga pedagogët që nuk preferoi të emërohej tha: “Më vjen shumë keq për studentët, ata nuk kishin zgjidhje tjetër përvecse të vinin në akomodoheshin në ambjentet e universitetit ose në rrethinat.”

“Të bashkosh mijëra njerëz nga i gjithë vendi dhe vende të tjera është një rrezik i ditur shpërthimi infeksionesh, dhe ata që ankohen për këtë e kanë gabim”, shtoi ai.

Ndërkohë në universitetin tjetër britanik të Leeds, 555 studentë dhe tre anëtarë të stafit mësimor ishin infektuar deri më 4 tetor.

FOTO GALERI
1/3
Konviktoret ne Newcastle japin mesazhin nga dritaret

Top Channel