“Grand Hotel”, seriali hit i Netflix dhe fitues i 11 çmimeve ndërkombëtare do të vijë në ekranin e Top Channel.

Transmetimi premierë i telenovelës nis më 8 tetor në orën 16: 00 dhe do të jete nga e hëna në të shtunë në të njëjtin orar.

Historia e serialit, një nga më të shiturit në Europë dhe në botë zhvillohet në vitin 1905.

I riu Julio Olmedo shkon në hotelin luksoz Grand Hotel për të takuar motrën e tij e cila punon si shërbyese pranë tij, por mëson se ajo është pushuar nga puna për vjedhje dhe është larguar.

Ai vendos të qëndrojë në hotel si kamarier për të hetuar zhdukjen e së motrës, por gjatë qëndrimit të tij bie marrëzisht në dashuri me vajzës e pronarit dhe të fejuarën e drejtorit

Së bashku ata do të zbulojnë sekrete të ruajtura me xhelozi brenda mureve të Grand Hotel dhe e vërteta do të ndryshojë rrënjësisht jetët e tyre.

Top Channel