“Përputhen”/ A do të dilje me Renaton nëse do të kthehej? Fjorela jep përgjigjen që s’pritej

08/10/2020 17:47

Renato dhe Erjoni janë dy të eliminuarit e parë nga “Përputhen”, të cilët janë ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Në një lidhje nga një studio tjetër debatit i është bashkuar edhe Fjorela, e cila ka komentuar fjalën që i tha Renatos një puntatë më parë, “i cekët”. Ajo gjithashtu është shprehur se nëse Renato do të kthehet përsëri nuk do të dalë në takim me të.

“Shqipja më pëlqen, më pëlqejnë njerëzit rebelë, kam tentuar por sipas mënyrës sime, nuk u ndjeva keq, është eksperiencë e bukur, nuk ndihem keq sepse jam i bekuar. Për mua ishte kënaqësi që të njoha, skip”, tha Renato.

Ndërsa Fjorela sqaroi debatin që ndodhi mes asaj dhe Renatos në studio. Ajo tha se edhe nëse Renato do të rikthehej përsëri në emision, nuk do të dilte me të.

“Nuk do të dilja. Renato duhet që ta pranojë që foli gabim, kaq”, tha Fjorela.

Top Channel